Spanjë, sekuestrohet narko-nëndetësja që transportonte 900 kg kokainë

27 Qershor 2024 | 14:41

Agjentë të Policisë Kombëtare, Doganave dhe Gardës Civile në Spanjë kanë lokalizuar një nëndetëse droge 280 milje në perëndim të lokalitetit Kadiz dhe kanë arrestuar 4 anëtarët e ekuipazhit, në një operacion gjatë të cilit u sekuestruan 900 kg kokainë.

Katër anëtarët e ekuipazhit, të gjithë shtetas kolumbianë, u shpëtuan në mes të detit pasi kur konstatuan afrimin e varkave të oficerëve e fundosën nëndetësen që po transportonte dhe drogën, e cila u konfiskua kur pakot e saj dolën në sipërfaqe.

Operacioni për lokalizimin e nëndetëses kishte filluar rreth një muaj më parë, kur Administrata amerikane e Antidrogës, DEA, kishte paralajmëruar për trafikimin e një ngarkese të madhe droge nga Amerika Latine.

Pas rritjes së vigjilencës, nëndetësja 20 metra e gjatë dhe gjysmë e zhytur u lokalizua rreth 280 milje në perëndim të lokalitetit Kadiz. Ekuipazhi i mjetit, kur konstatoi ardhjen e patrullave detare hapi hyrjet e poshtme të saj duke e fundosur bashkë me ngarkesën. Si 4 shtetasit kolumbianë, edhe lënda narkotike u sekuestruan më pas në sipërfaqe.

Për më shumë se 6 orë dhe në kushte të vështira meteorologjike, patrullat ndoqën dhe kontrolluan nëndetësen dhe një varkë që e shoqëronte. Tani, të dyshuarit, nëndetësja dhe lënda narkotike janë vendosur në dispozicion të hetuesve të Prokurorisë spanjolle të Antidrogës, të cilët do të vazhdojnë hetimet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën në fund të muajit qershor ka shkaktuar të paktën 12 mijë vdekje shtesë në rreth 10 vende...
22:09 | 16/07/2026

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026