Spanjollja Ines Esnal: Si e ideova skenën e Festivalit Folklorik Kombëtar
Skenografia e Festivalit Folklorik të Gjirokastrës po cilësohet si një prej pikave më të forta të edicionit të 11-të të organizimit të tij. Skena ka ruajtur pjesën bazë të elementëve të dikurshëm të realizuar nga skenografi Ilia Xhokaxhi, ndërkohë që në këtë festival artistja spanjolle Ines Esnal sjell një skenografi bashkëkohore dhe impresionuese.
Skenografia e re është bazuar simbolikisht në fijet dhe endjen tradicionale të pëlhurës në tezgjah duke e gërshetuar me motive të traditës. Në këtë mënyrë duke i bashkëngjitur edhe elementët e vetë kështjellës skena e bën të këndshme ndjekjen e festivalit nga spektatorët.
“Kjo është hera e parë që unë punoj në Shqipëri, e cila ishte një eksperiencë shumë e mirë. Unë isha tepër e ngazëllyer kur studioja përkatëse dhe Ministria e Kulturës më kontaktuan për projektin.Një projekt i shpejtë por tepër emocionues kështu që nuk mund të thosha “Jo !”,veçanërisht kur pashë këtë mjedis. Puna ime ka të bëjë shumë me fijet dhe gjithçka shkoi mjaft mirë me konceptet e përpunimit të pëlhurës dhe traditës së përpunimit të gurit. Ideja ishte të pasurit të të gjitha ngjyrave që kanë të bëjnë kryesisht me gurin, po ashtu përdorimi i ngjyrës së kuqe ishte një sfidë me vete në një ambient të jashtëm. Ne i përdorëm këto ngjyra për të prodhuar sa më shumë kontrast “, thotë skenografja Esnal.
Festivali Folklorik i Gjirokastrës po zhvillohet prej datës 24 qershor në kalanë e Argjiros me pjesëmarrjen e ansambleve dhe grupeve folklorike nga hapësira mbarë shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU:
Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve