Specialistja e ISHP: Shfrytëzoni këtë periudhë për t’u vaksinuar kundër COVID-19

10 Korrik 2021 | 18:37

Shfaqja e variantit “Delta” të COVID-19 ka ngritur shqetësime në mbarë botën, ndërsa shumë shtete janë detyruar të rishikojnë masat.

Autoritetet shqiptare thonë se deri tani nuk është shënuar asnjë rast me variantin “Delta”, por gjithsesi mjekët bëjnë apel për kujdes.

E ftuar ne Euronews Albania, specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Iris Hasibra u shpreh se mbrojtja me efikase ndaj variantit të ri “Delta, është vaksinimi me të dyja dozat ndaj COVID-19.

“Sikurse janë raportuar edhe nga studimet që po bëhen, varianti “Delta është një variant i ndjeshëm ndaj vaksinës nëse bëhenn të dyja dozat e vaksinës”, tha ajo.

Sipas mjekes, qytetarët duhet të shfrytëzojnë periudhën aktuale pasi rastet e infektimeve janë të ulëta.

“Unë inkurajoj njerëzit të shkojnë të vaksinohen dhe të shfrytëzojnë këtë moment pak të qetë në vendin tonë, e cila ka një rritje të avashtë të pozitivitetit, por jo në nivele aq të larta”, tha specialistja e ISHP-së.

Ajo shtoi se vaksina është i vetmi mjet, që parandalon rastet e rënda të shfaqjes së COVID-19.

“Të shfrytëzojnë këtë moment që të aplikojnë vaksinën, sepse vaksina është i vetmi mjet për parandalimin e rasteve të rënda”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026