Spiropali: Deklaratat e SHBA-së për luftë kundër karteleve të drogës nuk lidhen me Shqipërinë
Gjatë një konference për shtyp këtë të hënë, ku po fliste lidhur me ftesën zyrtare që i është bërë Shqipërisë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për të qenë vend anëtar themelues i Bordit të Paqes, ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali u pyet për prioritetet e administratës amerikane dhe deklaratat ku theksohet me forcë lufta kundër karteleve të drogës dhe krimit të organizuar.
Spiropali u përgjigj se këto deklarata nuk kanë lidhje të veçantë me Shqipërinë, por lidhen me prioritetin ndërkombëtar të SHBA-së në luftën kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.
Ministrja theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë konsideruar Shqipërinë një vend problematik, por e shohin luftën kundër krimit të organizuar si një prioritet global që prek çdo vend.
Ajo shtoi se marrëdhëniet historike dhe strategjike mes dy vendeve janë të forta dhe të qëndrueshme, duke përfshirë bashkëpunimin në fusha të tjera strategjike dhe zhvillimore.
Pyetje:
“Si e shpjegon ministria e jashtme deklaratat disa mujore të administratës Trump dhe të ambasadës së SHBA në Tiranë, që gjatë gjithë muajve të fundit kanë si refren luftën kundër krimit të organizuar, karteleve të drogës dhe pastrimit të parave, një gjuhë që përdoret për shtetet problematike dhe jo një vend anëtar të NATO-s? Dhe a keni dijeni nëse do të ketë vizitë në Shqipëri të vajzës së presidentit amerikan, Ivanka Trump, dhe a vijon qeveria shqiptare me planin për të falur ishullin e Sazanit?”
Përgjigje:
“Ju besoj i referoheni prioritetit të shpallur nga sekretari Rubio dhe Departamenti i Shtetit për luftën kundër karteleve dhe krimit të organizuar, i cili është një prioritet global. Në asnjë moment sekretari Rubio apo të tjerë nuk i janë referuar Shqipërisë në mënyrë konkrete. Sigurisht, Shqipëria nuk përjashtohet nga fenomenet e tilla, por nuk mbajnë përgjegjësi as shqiptarët dhe as autoritetet në vendet e tjera ku ato shfaqen, qoftë në Amerikën Latine, Evropë apo më gjerë. Prioriteti ynë është që marrëdhëniet me SHBA të mbeten të forta dhe strategjike, dhe Shqipëria ka përparuar në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pavarësinë e gjyqësorit, duke u bërë një vend kandidat pararoje në rajon”, tha Spiropali.
“Sa i përket pyetjes për Ivanka Trump, jo vetëm familja e presidentit Trump, por edhe të gjithë zyrtarët amerikanë janë të mirëpritur në Shqipëri. Ne nuk kemi asnjë detyrim për të dhënë informacione mbi vizitat e tyre, qofshin private apo zyrtare. Nuk ka plane për dhënie të tokës apo territoreve shqiptare. Bashkëpunimi ynë për projekte zhvillimore është serioz dhe pjesë e strategjisë tonë kombëtare, dhe ne jemi krenar për realizimet tona dhe për ato që do të vijojnë”, tha ministrja.
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 12:40 Momenti kur deputetë e PS qëllohen me vezë nga protestuesit sa dalin nga Parlamenti (VIDEO)
- 12:39 Balla: Dritan Goxhaj paguhet nga Irani, kemi prova
- 12:30 Balla për protestën: Nuk na ndalin një grup mbeturinash sociale dhe politike!
- 12:18 Protestuesit sulmojnë me vezë dhe shishe makinën e Peleshit kur del nga Parlamenti, kthehet mbrapsht
- 12:09 Balla protestuesve: Pak ditë na ndajnë nga koha e dialogut me ju
- 12:01 Shtëpia e Bardhë jep “dritën jeshile” për praninë e përhershme të trupave amerikane në Poloni