Spiropali: Do të zgjidhim çështjen e pronave deri në fund të këtij viti
Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin thotë se Partia Socialiste premton zgjidhjen e çështjeve të pronave brenda vitit 2021.
Gjatë intervistës në Euronews Albania, ministrja socialiste tha se këtë vit do të zgjidhjen pjesa më e madhe ndërsa përfundimisht kjo plagë e tranzicionit shqiptar do të zgjidhjet në periudhën 2021-22.
Por përveç çështjes së pronave, që është një plagë sociale dhe ekonomike në Shqipëri prej më shumë se tre dekada, ajo tha se do t’i jepet zgjidhje dhe çështje së hipotekave.
“Do të zgjidhim çështjen e pronave deri në fund të këtij viti. Të zgjidhim çështjet kryesore të pronës, ndërsa 2021-22 do të jenë vitet e zgjidhjes së çështjeve përfundimtare të pronave dhe kadastrës”, tha znj. Spiropali.
Ajo mori si krahasim atë ndodhi gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike me legalizimet dhe atë që ka ndodhur gjatë 7 viteve ku në krye të vendit ka qenë Partia Socialiste.
“13 mijë legalizime kanë kryer në 2005-2013 që ishin biznese, lavazhe, buzë rrugës. 270 mijë për 7 vjet ka bërë PS, që janë shtëpia. E mbani mend çfarë thonin; do vijë Edi Rama do u prishë shtëpitë”, shtoi ministrja e PS-së.
Lexoni gjithashtu:
Elisa Spiropali: Paga mesatare në Shqipëri është 72 mijë lekë, synojmë ta çojmë 85 mijë
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 12:04 Erdogan nis sulmet para samitit të NATO-s
- 11:50 Luftë brenda elitës ruse? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi
- 11:33 Fundjavë e zjarrtë! Ja cilat janë qytetet me temperaturat më të larta
- 11:11 Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
- 10:15 Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit