“Spiropali sozi e Ramës”, Bardhi: Duam kryeministrin në Kuvend

20 Korrik 2023 | 22:04

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se Elisa Spiropali është kthyer në një sozi të Ramës, por në Kuvend duhet kryeministri.

Sipas Bardhit, Rama ndërhyn në punët e Kosovës, ndërkohë që ka dhe probleme të brendshme të cilave duhet t’iu japë fokus.

“Elisa është ministre e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, sigurisht që ka vendin e vet në sallën e parlamentit, si deputete, si ministre, por besoj nuk është përgjegjëse e inceneratorëve dhe nuk mund të japë shpjegime apo llogari lidhur me këtë çështje, nuk është ajo që ka investuar parlamenti për të miratuar ligjin e kanabisit ku sigurisht dhe aty kryeministri duhet të ishte për të dhënë shpjegime. Kishte dhe çështje të tjera sot në rendin e ditës që ishin shumë të rëndësishme,” – u shpreh Bardhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026