Negociatat e fshehta Rama-Berisha, Vangjeli si ndërlidhës, e zbulon për herë të parë

20 Korrik 2023 | 21:42

Analisti Lorenc Vangjeli për herë të parë në emisionin “Now“ në Euronews Albania ka zbuluar negociatat mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe Sali Berisha për reformën në drejtësi në vitin 2007.

Ai theksoi se pjesë e kësaj negociate ka qenë dhe Arben Imami e Fatmir Xhafaj, ndërsa nënvizoi se negociatat morën një kthesë tjetër më vonë.

“Në fakt fajtorët ishin doktori dhe mendësia e tij. Ishin atentatorët e parë ndaj një pushteti nnë Shqipëri, që ishte sistemi i drejtësisë. E shkatërruan dhe e shkelmuan, e shndërruan atë në klientë të tyre dikur. Kjo ishte qoftë në mandatin e parë dhe në mandatin e tretë. Socialistët me Edi Ramën dhe me Ilir Metën, reforma në drejtësi ka nisur si iniciativë e këtyre dy burrave. Ka pasur një negociatë të fortë, të fshehtë mes Edi Ramës dhe Berishës, në vitin 2007 pikërisht për reformën në drejtësi. Së bashkun me ta kanë qenë Arben Imami dhe Fatmir Xhafaj. Ka qenë një projekt i jashtëzakonshëm. Nëse do ishte konkluduar ai do ishte diçka ndryshe. Papritur pati një kthesë të çuditshme që u kulmua në harkun e disa javëve, me ndryshimet kushtetuese të 2008”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026