Spiropali uron për Kurban Bajramin: Sakrificë dhe solidaritet, të ndajmë të mirën
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka uruar të gjithë qytetarët shqiptarë për festën e Kurban Bajramit, duke theksuar mesazhin universal të kësaj dite të shenjtë, i cili kalon përtej kufijve të besimit.
“Ky është një moment që na kujton rëndësinë e sakrificës. Pa sakrificë, nuk mund të korrim frytet e punës sonë. Ky mesazh shkon përtej fesë dhe është një thirrje për vlera që e begatojnë njeriun dhe familjen,” u shpreh Spiropali.
Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e ndarjes së të mirës me të tjerët, veçanërisht me ata që janë në nevojë, duke e cilësuar këtë si një udhërrëfyes për politikat sociale që mbështesin të varfrit, gratë, fëmijët dhe të sëmurët. Spiropali shprehu gjithashtu se, në këtë ditë të shënuar, vlera të tilla janë thelbësore për forcimin e bashkëpunimit dhe solidaritetit shoqëror.
Në komunikimin e saj, kryeparlamentarja përmendi edhe bisedën me kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ku diskutuan mesazhin universal të Kurban Bajramit për paqe, për të kërkuar një zgjidhje të shpejtë për zonat e konflikteve dhe mbrojtjen e civilëve.
“Ne si shqiptarë duhet çdo ditë të japim më shumë dashuri, solidaritet, të rrezatojmë harmoni dhe vëllazëri me njëri-tjetrin,” përfundoi Spiropali.
Kryetarja e Parlamentit shprehu gjithashtu një mesazh solidariteti për të gjitha zonat e luftës, ku fëmijët po përballen me pasojat e një situate të pafalshme, duke u lutur për paqen dhe kthimin e shpresës për këta njerëz të pafajshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë