Kurban Bajrami në Berat, qindra besimtarë falen në pedonale
Qindra besimtarë myslimanë në qytetin e Beratit janë mbledhur mëngjesin e së dielës për të kremtuar festën e shenjtë të Kurban Bajramit.
Ceremonia e faljes së namazit u zhvillua në pedonalen e qytetit, e cila u mbush me burra, gra dhe fëmijë që morën pjesë në këtë moment të rëndësishëm shpirtëror.
Namazi u drejtua nga Myftiu i Beratit, Bilbil Talla, i cili në fjalën e tij përcolli urimet për paqe, mëshirë dhe solidaritet. Ai theksoi rëndësinë e ndihmës ndaj njëri-tjetrit, sidomos për familjet në nevojë, dhe ruajtjen e vlerave të dashurisë, sakrificës dhe unitetit që mishëron kjo festë.
Pas faljes së namazit, besimtarët vijuan me ritin e therjes së kurbanit – një akt simbolik i sakrificës dhe përkushtimit ndaj Zotit – duke ndarë mishin me të afërm, fqinj e të varfër, në shenjë dashurie dhe bashkëndarjeje, siç e kërkon tradita islame.
LEXONI GJITHASHTU:
- Festa e Kurban Bajramit/ Rama dhe Begaj përcjellin mesazhe urimi
- Besimtarët myslimanë në Gjirokastër kremtojnë Kurban Bajramin
“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
- 14:04 “Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027