Festa e Kurban Bajramit/ Rama dhe Begaj përcjellin mesazhe urimi

6 Qershor 2025 | 08:45

Krerët e shtetit kanë uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin. I pari që përcolli një mesazh urimi ishte kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjete sociale, kreu i qeverisë shkruan: “Gëzuar kurban Bajramin”.

Presidenti Bajram Begaj, duke e cilësuar Kurban Bajramin si një ditë kur besimtarët afrohen më shumë më Zotin, uroi më shumë mirësi dhe gëzime në familjet shqiptare.

“Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre! Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit!”, shprehet Begaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026