Spitali i Prrenjasit pa pediatër prej 6 vitesh, rritet kostoja për prindërit

25 Mars 2026 | 20:41

Mungesa e shërbimeve të specializuara në spitalet lokale vijon të jetë një problem serioz për shumë qytete të vendit, duke i detyruar qytetarët të udhëtojnë larg për trajtime të nevojshme.

“Mungesa e një mjeku pediatër në spitalin e Prrenjasit vazhdon të sfilisë qytetarët. Prindërit shprehen se për të marrë një mjekim të specializuar duhet të udhëtojnë drejt Elbasanit, Tiranës apo Pogradecit. Në këtë spital nuk ka pediatër prej 5 vitesh,” tregon gazetarja e Euronews Albania, Edlira Xherri.

Prindërit ndajnë vështirësitë që hasin çdo ditë:

“Sa di unë, prej 5 vitesh mungon. Doktoresha në 2020, kur linda unë çunin, ishte prezente këtu, më pas u transferua në Librazhd. Është e vështirë, sidomos ne që s’i kemi burrat këtu, detyrohemi që nga këtu të ikim ose në Librazhd, ose në Elbasan.”

Një tjetër qytetar shton:

“Normal që është e vështirë, se të gjithë kanë nevojë për atë. Fëmijët sidomos duhet të kenë një pediatër. Si ia bëni kur keni probleme? Udhëtojmë në Elbasan, Tiranë, në spitalet e tjera. A duhet të ishin marrë masa prej 5 vitesh? Normal që duhet të ishin marrë masa, sidomos për fëmijët është shumë, shumë e vështirë.”

Situata i detyron prindërit të kërkojnë zgjidhje në spitale të tjera apo edhe tek sektori privat, duke rritur koston dhe vështirësitë:

“Shumë e vështirë është, se s’kemi nga t’i çojmë fëmijët. Në Pogradec i kam çuar, në Tiranë te doktor privat. Shumë e vështirë është. Një që ishte këtu e çuan në Librazhd.”

Një tjetër qytetar shprehet:

“Ka 5-6 vjet dhe nuk sjellin. Shkojmë në Elbasan, Tiranë për këto gjëra.”

Spitali i Prrenjasit ofron vetëm trajtim bazik, ndërsa për çdo mjekim të specializuar për fëmijët nga 0 deri në 14 vjeç, prindërit detyrohen të udhëtojnë në qytete të tjera sa herë që fëmijët sëmuren.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 37-të e protestës, pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 37-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:51 | 06/07/2026

Trump pranon se i kërkoi FIFA-s të rishikojë pezullimin e Balogun: Mendoj se u mor vendimi i duhur

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se i ka kërkuar Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) të rishikojë vendimin për të pezulluar lojtarin e ekipit...
18:11 | 06/07/2026

Sulm me dronë ukrainas në zemër të Rusisë, goditet rafineria strategjike e Omskut

Rafineria më e madhe e naftës në Rusi, e vendosur në qytetin e Omskut në Siberi, është goditur nga dronë ukrainas, në atë që konsiderohet...
17:28 | 06/07/2026