Spitali i ri ditor në QSUT, trajtim i specializuar dhe i shpejtë për pacientët
Të gjithë urgjencat toksikologjike që nuk kanë nevojë për shtrim spitalor do të trajtohen në spitalin ditor të ngritur në mjediset i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Shefi i këtij shërbimi Andrin Tahiri, siguron që shërbimi karshi pacientit do të jetë në kohë reale dhe i specializuar për të gjithë.
“Me këtë qasje strukturë bashkëkohore, jemi gati për të përballuar të gjitha urgjencat toksikologjike”,-tha ai
Shërbimi i Toksikologjisë në QSUT tashmë operon në ambiente të reja dhe moderne, duke ofruar kushte të përmirësuara për pacientët dhe personelin mjekësor. Spitali ditor do të ofrojë shërbime për të gjithë pacientët që kanë nevojë për konsulta ambulatore, që nuk kanë nevojë për shtrim më tej se 24 orë.
I vendosur në katin përdhe, me një kapacitet prej 60 shtretërish dhe mbi 50 mjekë, spitali ditor pritet të ofrojë shërbim për rreth 65.000 pacientë, që kanë nevojë për shërbime si dializë, toksikologji, alergologji, dermatologji, reumatologji dhe hematologji.
LEXONI GJITHASHTU:
Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar