Spiunazh kundër muxhahedinëve, SPAK kontrolle blic në Laç dhe Lezhë
Prokuroria e Posaçme vijon kontrollet dhe punën për identifikimin e personave të dyshuar si të përfshitë për aktivitet spiunazhi, kundër MEK.
Së fundmi SPAK, përveç kontrollit të banesave të disa shtetasve dhe marrjes në pyetje të 11 personave të tjerë, ish-anëtarë të MEK, ka ushtruar kontrolle edhe në disa banesa në Laç dhe Lezhë, që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rrjet spiunazhi.
Sipas informacioneve mësohet se, në këto banesa janë sekuestruar disa sende si laptop apo telefona që mund t’i vlejnë hetimit.
Dyshohet se personat e vënë nën hetim kanë qenë të rekrutuar nga Ministria e Brendshme e Iranit.
Hetimet e SPAK nisën pas marrjes së indicieve se disa persona po përgatisnin një rrjet agjenturor dhe kishin krijuar nja shoqatë në Shqipëri, ku qëllimi ishte marrja e informacioneve për jetesën e muxhahedinëve që jetojnë në kampin në Manëz.
Në këtë rrjet spiunazhi dyshohet se ka edhe shtetas shqiptarë.
Deri më tani nuk ka asnjë person të ndaluar apo dëbuar lidhur, ndërkohë që të gjithë të dyshuarit po mbahen në mbikëqyrje nga anti-terrori dhe agjentë të BKH-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosja e Brian Syzos, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Nikolla Agollit dhe David Priftit
Adriatik Lapaj i bashkohet protestës, refuzohet nga një pjesë e protestuesve
Erjon Llapushi dënohet me 17 vite burg për vrasjen e Gazmend Kurmakut
- 11:02 Përfshihet nga zjarri një spital në Gjermani, dy të vdekur dhe 34 të plagosur (VIDEO)
- 11:02 Plagosja e Brian Syzos, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Nikolla Agollit dhe David Priftit
- 10:54 Adriatik Lapaj i bashkohet protestës, refuzohet nga një pjesë e protestuesve
- 10:50 Nis seanca plenare, PD bojkoton punimet; protestë dhe tensione jashtë Parlamentit
- 10:49 Erjon Llapushi dënohet me 17 vite burg për vrasjen e Gazmend Kurmakut
- 10:27 Protestuesit tentojnë të rrëzojnë gardhin metalik para Parlamentit, ndërhyn FNSH, bëhet gati autoboti me ujë (VIDEO)