“Spiunë rusë në PE”, deputetët e Letonisë letër BE: verifikoni eurodeputetët

31 Janar 2024 | 16:44

Politika në Letoni është tronditur nga një skandal spiunazhi. Një investigim i medias vendase zbuloi se, Tatjana Zdanoka, një prej politikaneve me të vjetra dhe deputete e Parlamentit Europian, ka punuar prej vitesh për shërbimin sekret rus.

Prokuroria ka nisur hetimet ndaj saj ndërsa Parlamenti letonez ka ngritur një komision hetimore, që do të verifikojë aktivitetin e saj politik. Zdanoka është një nga europarlamentaret që kundërshtoi vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë në Bruksel dhe refuzoi ta quante pushtim hyrjen e ushtrisë ruse në Ukrainë

Pas skandalit, deputetët e Letonisë që kanë paralajmëruar se pas Ukrainës, Vladimir Putin do të shtrijë ndikimin ushtarak drejt vendeve baltike, i kanë dërguar një letër zyrtare institucioneve të Bashkimit Europian.

Në letër ata thonë se kë Parlamentin Europian prej 705 deputetësh ka emra të tjerë që janë pjesë e shërbimeve sekrete ruse.

Deputetët thonë se institucionet e Bashkimit Europian duhet të verifikojnë qëndrimet publike, votimet e ligjeve dhe takimet që kanë kryer një numër i madh deputetësh lidhur me Rusinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën në fund të muajit qershor ka shkaktuar të paktën 12 mijë vdekje shtesë në rreth 10 vende...
22:09 | 16/07/2026

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026