Sporti shqiptar në 12 muaj, momentet dhe arritjet që shenjuan 2024-ën

31 Dhjetor 2024 | 13:45

Ashtu si çdo vit, sporti shqiptar konfirmoi një herë tjetër se nuk është ende në nivelin e duhur, madje as në atë që të gjithë dëshirojmë. Megjithatë, ai tregoi se dëshira dhe këmbëngulja gjithmonë shpërblehen. Shembulli më i mirë është kombëtarja shqiptare e futbollit, e cila mori pjesë për herë të dytë në një kampionat evropian, dhe mundja, e cila për herë të parë fitoi 2 medalje bronzi në Lojërat Olimpike. Skia, edhe pse një sport që thuajse nuk ekziston në vend, u ngjit në podium në një kampionat botëror, dhe peshëngritja me Ertjan Kofshën vazhdon të lërë gjurmë.

Në 12 muajt e vitit 2024, ngjarjet sportive ishin të shumta, jo të gjitha pozitive, por as të gjitha negative. Shqipëria shënoi golin më të shpejtë në kampionatin evropian të 2024, me Bajramin, ndërsa aventura u mbyll në grupe. Më pas, Liga e Kombeve ishte një kompeticion për t’u harruar, ku kuqezinjtë e mbyllën grupin në vendin e katërt, që përkthehet në rënie nga Liga, për të përfunduar në Ligën C.

Në këtë material po trajtojmë sportet që patën zhvillim, dhe një prej tyre është mundja, ku flamuri shqiptar u ngrit në majë me dyshen Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, të cilët morën medalje bronzi në Lojërat Olimpike të Parisit. Shqipëria mori pjesë me 8 sportistë në këtë kompeticion, por 6 të tjerët nuk mundën të fitonin çmime.

Premtuese duket peshëngritja, ku Ertjan Kofsha së fundmi triumfoi edhe në Katar, por gjithashtu atletika me Luiza Gegën që në vitin 2025 do të mund të sjellë shpresë për flamurin tonë, duke e ngritur atë sërish lart. Sporti vendës ka nevojë për mbështetje, ka nevojë për investim në palestra ku stërviten sportistë të ndryshëm, ka nevojë për implementim që duhet të bëhet që në shkollë, një mision që duket se nuk është plotësuar ende.

Viti 2025 do të vijojë me ritëm të lartë, dhe siç dihet, Shqipëria në futboll do të marrë pjesë në kualifikueset e Kupës së Botës, me aventurën që nis përballë gjigantëve të Anglisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak

Trupat ushtarake gjermane që ndodhen në bazën fushore pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Erbilit në Irak do të tërhiqen deri në fund të shtatorit, sipas një...
10:54 | 11/07/2026

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në kërkim një 63-vjeçar dhe djalin e tij 29-vjeçar, ndërsa ka...
10:42 | 11/07/2026

Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)

Këto janë momentet kur këngëtari me famë botërore Kanye West shfaqet në ambientet e një hoteli në Tiranë, teksa pritet me brohorima nga fansat e...
10:32 | 11/07/2026