“S’pranoi të paguante parkimin”- Si roja plagosi me thikë ish-efektivin në Sarandë

11 Korrik 2024 | 09:31

Ish-efektivi i Komisariatit të Sarandës, Lavdosh Metaj, 41-vjeç, i arrestuar në vitin 2021 për shpërndarje kokaine dhe i liruar 3 muaj më parë më parë për shkak të amnistisë, ka mbetur i plagosur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje.

41-vjeçari me origjinë nga Mallakastra, dyshohet të jetë goditur me thikë nga roja i një hoteli në lagjen nr.1 në Sarandë. Metaj kishte parkuar automjetin brenda hotelit dhe kur ka shkuar ta marrë, nuk ka pranuar të kryejë pagesën. Për këtë shkak është konfliktuar verbalisht dhe më pas fizikisht me rojen e hotelit, çka ka degjeneruar në përdorimin e thikës. Metaj është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia është ndodhur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar autorin e dyshuar me inicialet A. Sh.

Lavdosh Metaj, ka shërbyer për disa vite në Komisariatin e Policisë Sarandë në detyra të ndryshme. Në qershor 2021, teksa shërbente në repartin “Shqiponja”, u arrestua pas një operacioni të AMP. Ai u akuzua për shpërndarje kokaine në qytet, ndërkohë që procedimi fillestar kishte nisur edhe për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës drejt Greqisë. Nga kontrolloi AMP i zbuloi atij 166 gramë kokainë e destinuar për shpërndarje në qytetin e Sarandës. Metaj u dënua nga Gjykata e Sarandës me 5.4 vite burg, por u lirua për shkak të amnistisë në prill të vitit 2024.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026