Çmimi i energjisë, Rama: Mbi 800 kwh, çmim tregu për ata me vila e pishina

8 Shtator 2022 | 09:24

Kryeministri Edi Rama, zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja Delina Ibrahimaj kanë prezantuar masat për krizën e energjisë.

Rama tha se sot Shqipëria është i vetmi vend që ka marrë një vendim të politik për të mos e prekur çmimin e energjisë.

Sipas tij, mbi 90 për qind e konsumatorëve familjarë konsumojnë më pak se 800 kw/orë ndaj deri në këtë fashë nuk do të ketë rritje të çmimit. Për ata që konsumojnë mbi këtë fashë do aplikohet çmimi i tregut.

“Kemi mbi 90% konsumatorë familjarë që konsumojnë më pak se 800 kwh. Dhe kemi një numër tjetër pra rreth 6-7% që konsumojnë më shumë se 800 kwh. Bëhet fjalë për persona me vila, pishina, ndriçim dekorativ. Mendojmë se ka ardhur koha që këta nuk mund të mbahen më nga buxheti dhe taksat e zakonshëm. Çdo kilovat mbi 800 do paguhet me çmimin e tregut”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Xhafa kritikon Bogdanin në Komision: KLP hallka më e dobët e drejtësisë, mos bëni qoka me vakancat

Kritikat ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë shoqëruar raportimin e kryetares së këtij institucioni, Mirela Bogdani, në Komisionin Parlamentar. Përballë saj, kreu i komisionit,...
12:37 | 07/07/2026

Gjyqi i Veliaj, Ajola Xoxa kërkoj pezullimin e procesit! Gjykata rrëzon kërkesën

Trupa gjykuese ka shpallur vendimin lidhur me kërkesën e Ajola Xoxës për pezullimin e procesit gjyqësor. Gjykata ka konstatuar se e pandehura, që prej kërkesës...
12:13 | 07/07/2026

Dhunimi i të miturës nga shoqet, Prokuroria Fier nis hetimet. Bën thirrje për mos publikimin e pamjeve

Prokuroria Fier ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me dhunimin e një vajzë e mitur nga shoqet e saj. Pamjet e këtij dhunimi u...
12:09 | 07/07/2026