Stadiumi i ri i Man Utd, projekti 2 mld euro i Jim Ratcliffe
Pamja e Old Trafford me tavanin plot lagështirë dhe shiun që vërshonte në zonën ku tifozët qëndronin të ulur nuk do të vijojë për shumë kohë, pasi Manchester United do të ndërtojë një impiant modern. Klubi britanik ka aprovuar planin për ndërtimin e një stadiumi me 100 mijë ulëse, që do të kapë koston e 2 miliardë euro, ndërsa akordi mes palëve është arritur, konkretisht mes drejtuesve të klubit dhe zyrtarëve lokalë.
Pamjet e stadiumit që pritet të ndërtohet janë publikuar në media dhe ky është një lajm i mirë për tifozët, të cilët kanë shpërthyer në reagime pozitive. Njëkohësisht, kjo është një premtim i mbajtur nga ana e pronarit të ri, Jim Ratcliffe, i cili, pasi mbërriti në Manchester, deklaroi se një teatër i ri do të ndërtohej për tifozët.
Nuk është vendosur ende nëse stadiumi aktual do të shembet për ndërtimin e të riut, apo projekti i ri do të gjejë vend diku tjetër, por, parë në aspektin ekonomik, ky zhvillim do t’i sjellë një përfitim të madh zonës. 48,000 vende pune dhe 15,000 shtëpi të reja do të ndërtohen, të cilat do të sjellin rreth 4.5 miliardë euro për ekonominë vendase. Kujtojmë që stadiumi aktual, nën emrin Old Trafford, është ndërtuar 115 vite më parë dhe është i dyti për nga kapaciteti pas Wembley.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut