Stafi i Alpha Bank Albania dhuron gjak nën moton ‘’Të dua jetë!’’

1 Prill 2021 | 17:21

Nën moton “Të dua jetë!’’, stafi i Alpha Bank Albania në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, Dega Tiranë organizon në datat 1 dhe 8 prill për të njëmbëdhjetin vit radhazi “Ditën e Dhurimit të Gjakut”.

Znj. Erjona Çela, Drejtore e Biznesit Bankar me Pakicë dhe anëtare e Bordit Drejtues të Bankës tha: “Aktivitetet vullnetare të ndërmarra nga stafi ynë janë pjesë e rëndësishme e Përgjegjësisë Sociale të Biznesit përgjatë këtyre 23 viteve që banka operon në Shqipëri. Unë sot jam shumë e lumtur dhe krenare që stafi ynë dhuroi gjak për pacientët me talasemi, të cilët e kanë jetike të kryejnë transfuzione të rregullta gjaku. Dhurimi i gjakut është akti më fisnik dhe human që secili nga ne mund të bëjë për të shpëtuar jetë njerëzish dhe sidomos në situatën aktuale ku për shkak të pandemisë Covid-19 nevojat për gjak janë edhe më të rritura”.

Znj. Antigoni Qystri, koordinatore e dhurimit vullnetar të gjakut pranë Kryqit të Kuq, Dega Tiranë tha: “Dëshiroj të falenderoj stafin e Alpha Bank Albania, të cilët i janë përgjigjur gjithmonë pozitivisht ftesave tona, duke organizuar edhe 2 aktivitete dhurimi të gjakut në disa raste. Këtë vit dhurimi i gjakut nga stafi i bankës vjen në një periudhë të vështirë ku për shkak të pandemisë nevojat për gjak janë rritur edhe më shumë, por ndërkohë numri i dhurimit vullnetar është ulur. Duhet të kemi parasysh që në vendin tonë janë 600 pacientë me talasemi të cilët kanë nevojë për 800 njësi gjaku në bazë mujore dhe do të doja të ftoja të gjithë shoqërinë shqiptare të moshës 18-60 vjeç të bëhen dhurues të rregullt gjaku, pasi gjaku i dhuruar nuk është kurrë i mjaftueshëm.”

Për të ndërgjegjësuar edhe më shumë komunitetin rreth rëndësisë së dhurimit të gjakut, Alpha Bank Albania ndërmori edhe një fushatë ndërgjegjësuese në kanalet sociale të komunikimit, duke ftuar të gjithë t’i bashkohen kësaj nisme dhe të shpëtojnë jetë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026