Stano: BE nuk heq dorë nga normalizimi i marrëdhënieve Prishtinë-Beograd 

21 Nëntor 2022 | 21:41

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha të hënën se Bashkimi Europian nuk ka hequr dorë nga propozimi fillestar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i mbështetur nga Gjermania, Franca dhe SHBA-ja.

“Çdo pretendim se BE-ja po heq dorë nga propozimi i saj për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili mbështetet nga Gjermania, Franca dhe SHBA-të, janë të pasakta. BE-ja vazhdon të mbështesë plotësisht këtë propozim dhe inkurajon palët të bien dakord dhe sapo të jenë gati t’i tregojnë komunitetit ndërkombëtar se janë në gjendje të sjellin zgjidhje evropiane,” u tha Stano gazetarëve.

Ai theksoi se tani është thelbësore që Beogradi dhe Prishtina të shmangin përshkallëzimin, i cili kërkon veprim të menjëhershëm nga të dyja palët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi

Analisti Ben Andoni, i ftuar këtë të shtunë në Balkan Talks me Franko Egro në Euronews, ka folur lidhur me deklaratat e ministres serbe për...
19:25 | 18/07/2026

“Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë

Në një lidhje live nga Prishtina për Euronews Albania me Franko Egro në Balkan Talks, studiuesi i gjeopolitikës, dr. Sadri Rambaja, u shpreh se deklarata...
18:47 | 18/07/2026

Kosova letër Kaja Kallas, i kërkon të bëjë më shumë për të dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik

Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq për “spastrim etnik” në...
16:05 | 18/07/2026