Stano: Kosova të shmangë veprimet e pakoordinuara, mund të rrisin tensionet në veri

5 Shtator 2024 | 15:21

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me palët në Kosovë pas aksioneve të fundit të Policisë në veri ku u mbyllën pesë institucione paralele.

Sipas tij, situata në veri është e paqëndrueshme dhe se shqetësimi i tyre është se veprime të tilla të pakoordinuara mund të kontribuojnë në rritjen e tensioneve dhe përshkallëzimin e situatës.

“Bashkimi Evropian është në kontakt të vazhdueshëm me homologët kosovarë në nivele të ndryshme, në formate të ndryshme, dhe ne po i përcjellim mesazhet dhe pritjet tona shumë qartë. Nuk do ta përsëris atë që thamë në reagimin tonë të javës së kaluar, kur u zhvillua aksioni në veri të Kosovës kundër disa institucioneve të drejtuara nga serbët lokal atje. Por në fund të fundit, ne kemi një çështje, kemi një situatë, e cila tashmë është goxha e paqëndrueshme, dhe shqetësimi ynë kryesor është, dhe ky është mesazhi kryesor për autoritetet e Kosovës që të shmangin çdo veprim dhe hap që janë të njëanshëm, të pakoordinuar, dhe mund të kontribuojë në rritjen e tensioneve dhe përshkallëzimin e situatës edhe më shumë”, ka thënë Stano në një konferencë për media.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026