Stano: Kurti e Vuçiç u pajtuan që s’nevojiten diskutime të tjera për propozimin e BE
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë të ditur se në takimin e të hënës në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kanë rënë dakord që nuk nevojiten diskutime të mëtutjeshme sa i përket propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në një konferencë për media, ai ka treguar se në mes të muajit mars pritet të mbahet edhe një takim tjetër i nivelit të lartë ku do të diskutohet për implementimin e kësaj marrëveshjeje.
“Borrell ka qenë shumë i qartë në konferencën e tij dhe në prononcimin e tij me shkrim pas takimit. Dje ajo që u diskutua ka qenë propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Pastaj në prononcimin e tij, ai tregoi se për çfarë janë pajtuar palët. Ajo për të cilën janë pajtuar ka qenë që nuk do të nevojiten diskutime të tjera rreth propozimit të BE-së për të cilin tashmë është një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”- është shprehur ai.
Më tej ai ka bërë me dije se palët kanë treguar gatishmërinë të procedojnë me implementimin e kësaj marrëveshje.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim
- 19:18 Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç
- 19:08 Japonia zbut rregullat e trashëgimisë mbretërore, por nuk ka ndyshime në ligjin që ndalon gratë të ngjiten në fron
- 18:56 Izraeli sulm në një ceremoni mortore në Gaza, plagosen rreth 20 persona. Vriten 7 të tjerë
- 18:54 Tërmet i fortë në Meksikë, sa ishte magnituda. Lëshohet paralajmërim për cunami (VIDEO)