Stano: Mirëpresim thirrjet e Vuçiç për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës

17 Shtator 2024 | 09:15

Në një reagim për Euronews Albania lidhur me deklaratat e presidentit Vuçiç për Kosovën, zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano shprehet se Brukseli ka mirëpritur thirrjen e presidentit serb për kthimin e serbëve në veri te Kosovës.

“Ne mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga presidenti Vuçiç për të vazhduar angazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE. Ne e vlerësojmë pozitivisht thirrjen për pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet në Kosovë dhe riintegrimin e serbëve të Kosovës në të gjitha institucionet e Kosovës që nga koha kur ata  u larguan në vitin 2022. BE-ja vazhdimisht i ka bërë thirrje Beogradit që të inkurajojë dhe Prishtinës që të mundësojë riintegrimin e serbëve të Kosovës. Marrëveshjet e Dialogut parashtrojnë hapat dhe procedurat që kjo të ndodhë, veçanërisht në përputhje dhe respektimin e plotë të kornizës ligjore të Kosovës: në këtë kontekst, zbatimi i C/ASMM është shumë i rëndësishëm”, thuhet në reagimin për Euronews Albania.

Stano thekson se moskoordinimi i palëve vë në rrezik qytetarët e të dyja vendeve. Ai bën thirrje që palët ti kthehen dialogut.

“Retorika nxitëse, si dhe veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara janë në kundërshtim me Dialogun. Ata vënë në rrezik normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sigurinë e qytetarëve të saj.

BE-ja përsërit thirrjen e saj për de-përshkallëzimin, si dhe zbatimin e plotë dhe të menjëhershëm të të gjitha marrëveshjeve të dialogut nga të dyja palët. Rruga përpara për të dyja palët është të riafirmojnë angazhimin e tyre konstruktiv në procesin e normalizimit. Mundësia e parë për këtë ri-angazhim është takimi i kryenegociatorëve në Bruksel më 17 shtator”, e mbyll reagimin e tij zëdhënësi i Bashkimit Europian.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026