English

Starmer: Evropa duhet të marrë përgjegjësinë për të mbrojtur veten

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri britanik, Keir Starmer, thotë se Evropa duhet të marrë përgjegjësitë për të mbrojtur veten ndërsa udhëheqësit botërorë u takuan në Londër për të bashkërenduar përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

- Advertisement -

Britania organizoi takimin e nivelit të lartë të dielën për të shprehur mbështetjen për Presidentin Volodymyr Zelenskyy pas përplasjes në Zyrën Ovale me Presidentin Donald Trump. Shefi i qeverisë britanike, Keir Starmer tha se Anglia, Franca dhe Ukraina janë pajtuar të hartojnë një plan armëpushimi që do t’ia paraqesin Shteteve të Bashkuara.

Kryeministri Starmer u zotua të shtojë furnizimin me armatime për Ukrainën ndërsa njoftoi se Mbretëria e Bashkuar do të financojë rreth 2 miliardë dollarë për të furnizuar Kievin me 5,000 raketa mbrojtëse.

Ai tha se thirrja ndaj aleatëve evropianë për të rritur shpenzimet e armatimeve për mbrojtjen e Evropës dhe Ukrainës nuk ishte shenjë mosbesimi ndaj Shteteve të Bashkuara.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, thotë se kërkohen garanci të forta sigurie për të siguruar një paqe të qëndrueshme në Ukrainë dhe për të siguruar që vendi i shkatërruar nga lufta të mos pushtohet përsëri.

Costa tha në fund të takimit për sigurinë dhe mbrojtjen, se aleatët duhet të mësojnë nga e kaluara dhe të shmangin përsëritjen e “përvojës së Minskut”.

Kancelari gjerman në largim, Olaf Scholz, tha se “nuk mund të pranohet perspektivat ruse” në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Rusia është përpjekur gjithmonë që të krijojë një qeveri në Ukrainë që zbaton urdhrat e saj. Kjo nuk mund të pranohet. Ukraina është një vend evropian që ka zgjedhur të kërkojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian , një komb demokratik dhe sovran dhe duhet të mbetet i tillë”, tha zoti Scholz pas takimit në Londër.

Në Gjermani, pavarësisht se ende nuk është formuar qeveria e re, partitë që janë në bisedime po diskutojnë për krijimin e shpejtë të dy fondeve speciale me vlerë qindra miliarda euro, një për mbrojtjen dhe një të dytë për infrastrukturën.

Edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se Perëndimi duhet të qëndrojë i bashkuar në mbështetje të Ukrainës. Ajo e cilësoi takimin në Londër si një moment vendimtar.

“Unë mendoj se është shumë, shumë e rëndësishme që ne të shmangim rrezikun që Perëndimi të përçahet. Për këtë, Britania e Madhe dhe Italia mund të luajnë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e urave”, deklaroi kryeminsitrja italiane e cila gjithashtu konfirmoi se kishte komunikuar në telefon me presidentin amerikan Donald Trump.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?