‘S’të vjen zor që zihesh me gra’, sherri për parkimin i mori jetën 56-vjeçarit
Një ngjarje e rëndë ndodhi të shtunën në Tiranë ku si pasojë një sherri humbi jetën një person.
Nikolin Staka është konfliktuar më fqinjin Alban Meneri në afërsi të kryqëzimit të ‘21 Dhjetorit’ në datën 30 korrik. Shkak për këtë zënkë mes tyre është bërë një parkim.
Autori i ngjarjes ka qenë duke debatuar me një grua për vendin e parkimit.
Në këtë kohë viktima ka ndërhyrë duke i folur i thënë nga kati i dytë që të kishte turp që zihej me një grua.
Meneri i ka kërkuar që të zbresë poshtë dhe pasi kjo ka ndodhur dhe dy fqinjët janë konfliktuar fizikisht.
Si pasojë Nikolin Staka mësues me profesion, ka shkuar në shtëpi pasi është goditur me grushte në kokë dhe në fyt.
Ai jetonte i vetëm me qira pasi familjen e kishte në Belgjikë. Pronarja e shtëpisë tregon të gjithë ngjarjen se si ai u gjet në banesë pa shenja jete nga personi që i shërbente.
“Pas sherrit ai është kthyer në shtëpi. Të nesërmen, personi që i shërbente pasi ai ishte i sëmurë dhe familjen e kishte jashtë, nuk i hapej dera. Ka hyrë nga dritarja dhe e ka gjetur pa ndjenja, të ftohtë”, ka rrëfyer fqinja e viktimës.
Policia ka ndaluar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje mbi të cilin rëndon akuza e plagosjes së rëndë me dashje me pasojë vdekjen.
Autori ngjarjes njihej si person problematik në lagje dhe pretendonte si kishte certifikatë pronësie mbi parkimin.
Alban Meneri sipas profilit të tij në Facebook punon në Radio Televizionin Shqiptar si montazher.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
- 16:40 Plani i Rritjes, Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi janë më të përparuarit, pritet të arrijë 80%
- 16:36 META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna
- 16:31 Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?