Stenda vaksinimi anti-Covid prej druri vendosen në Itali
Rreth 1500 stenda vaksinimi prej druri, të zbukuruara me lule, në simbol të rigjenerimit, kanë nisur të vendosen në Itali.
Do të instalohen përfundimisht deri në muajin janar, ndërkohë që pritet fillimi i imunizimit të popullsisë me vaksinën anti-Covid sipas deklaratave të mëparshme nga Bashkimi Evropian.
Projektimet për stendat e vaksinimit anti-Covid u zbuluan të hënën nga arkitekti i mirënjohur italian Stefano Boeri, i cili së bashku këshilltarët e tij, ndertuan logon dhe aspektet vizuale.
Arkitekti Stefano Boeri në një deklaratë për media u shpreh se:
“Vaksinimi do të jetë një akt i përgjegjësisë qytetare, dashurisë për të tjerët dhe rizbulimit të jetës.
Nëse ky virus na ka mbyllur në spitale dhe shtëpi, vaksina do të na kthejë në kontakt me jetën dhe natyrën që na rrethon.”
Për këtë projekt vaksinimi Boeri ka punuar falas.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane