Sterilizimi/ Shtyhet vendimi, gjyqtari kritika avokatëve: Jeni bërë si nxënësit
Seanca për “Sterilizimin” ndaj Klodian Rrjepaj, Ilir Rrapaj dhe 6 të pandehur të tjerë ka dështuar ditën e sotme pasi nuk është arritur të merret një vendim duke u shtyrë për një ditë tjetër. Seanca e radhës mësohet se do të mbahet më 15 tetor në orën 13:00.
Në seancën e sotme avokatët mbrojtës kërkuan më shumë kohë për t’u përgatitur mbi gjetjet e SPAK. Kjo kërkesë nuk kaloi pa u komentuar ndërsa gjyqtari Bib Ndreca e krahasoi situatën me nota humori me detyrat e shtëpisë.
“Po bëni si me detyrat e shtëpisë, mësuesi e pyet pse si ke sjellë detyrat, nxënësi thotë se më kishte mbyllur mami derën me çelës”, tha ai.
SPAK nga ana tjetër u shpreh se kjo situatë po përsëritet dhe se afatet kanë qenë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen. Më tej kërkuan pezullimin e afateve të paraburgimit, kërkesë e cila u pranua nga togat e zeza.
Kujtojmë se për këtë çështje SPAK ka shpallur pretencën, ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka kërkuar të gjykohet me procedurë të zakonshme, duke u veçuar çështja ndaj tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Do të furnizonte me drogë zona të ndryshme të Tiranës, në pranga 44-vjeçari
Këmbimi valutor 20 qershor/ Me sa blihen e monedhat kryesore
Aksident në aksin Levan-Vlorë, rëndohet trafiku në autostradë (VIDEO)
- 10:30 Pakistani konfirmon: Zvicra do të presë bisedimet SHBA-Iran brenda 2 ditësh
- 10:15 Do të furnizonte me drogë zona të ndryshme të Tiranës, në pranga 44-vjeçari
- 10:13 Këmbimi valutor 20 qershor/ Me sa blihen e monedhat kryesore
- 09:57 Kampi i Kongos: Ebola mund të përhapet me shpejtësi, të paktën 30 vdekje
- 09:57 Përplasja Trump-Meloni, Spanja dhe Belgjika mbështesin kryeministren italiane: Mjaft me fyerjet nga Shtëpia e Bardhë
- 09:47 Perandoria e Elon Musk, kompanitë që fshihen pas njeriut më të pasur në botë