Do të furnizonte me drogë zona të ndryshme të Tiranës, në pranga 44-vjeçari

20 Qershor 2026 | 10:15

Policia e Tiranës ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 44-vjeçar, pasi dyshohet se do të furnizonte dhe shpërndante lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë shtetasi S. K., 44 vjeç, të cilit gjatë arrestimit iu gjet lëndë narkotike kokainë, me peshë 1 kg e 680 gramë.

“Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të furnizimit dhe shpërndarjes së drogave të forta. Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulevardi”. Do të furnizonte dhe do të shpërndante lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, evidentohet dhe vihet në pranga 44-vjeçari.

Sekuestrohet një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike kokainë, me peshë 1 kg e 680 gramë. Gjatë fazave të operacionit të fundit të koduar “Zonat”, të zhvilluar gjatë muajve maj dhe qershor, janë sekuestruar rreth 1.5 kilogramë kokainë dhe 1.1 kilogramë heroinë.

Në vijim të kontrolleve intensive dhe punës së bazuar në inteligjencën policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë siguruan informacione se një shtetas do të transportonte dhe shpërndante një sasi të konsiderueshme lënde narkotike kokainë në zonën e Bulevardit të Ri dhe në segmentet rrugore që lidhin kryeqytetin me zonën e Urës së Paskuqanit.

Bazuar në këto informacione, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Bulevardi”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 44 vjeç, banues në Vorë. Gjatë operacionit, në rrugën “Riglata”, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan për kontroll 44-vjeçarin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026