Mbetje pesticide mbi normë, Sllovenia bllokon një sasi specash nga Shqipëria

1 Tetor 2025 | 14:37

Një sasi specash me orgjinë nga vendi ynë është bllokuar nga Sllovenia. Ky bllokim ka ardhur pasi në sasinë e specave janë konstatuar mbetje pesticide. Mbetjet e zbuluara në sasinë e specave janë cilësuar si shumë serioz dhe që sjell rrezik për shëndetin e konsumatorit. Ende nuk dihet sasia e bllokuar.

Në njoftimin e RASFF ky rast është klasifikuar alarmant. Bllokimi ka ndodhur në fillim të muajit shtator përkatësisht më datë 5. Në speca janë zbuluar përmbajtje acetamiprid, formetanate and flonicamide mbi normat e lejuara për konsum. Sistemi i gjurmimit rekomandon të mos konsumohen pasi lëndët janë të dëmshme për organizmin. Në lidhje me këtë rast ende nuk ka një reagim nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU.

Ky nuk është rasti i parë që Sllovenia ka konstatuar mbetje ne produktet shqiptare. Pak ditë më parë Sllovenia njoftoi tërheqjen nga tregu të një sasie tjetër specash me origjinë nga Shqipëria. Në një sasi specash të kuq djegës u zbuluan prani të pesticideve, edhe në këtë rast mbetjet ishin tejet normave të lejuara.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026