Sterling huazohet te rivalët, Sancho arrin akordin me Chelsean
Muajt e fundit te blutë e Londrës ishin të vështira, madje trajneri Maresca i bëri të ditur se nuk e kishte në plan, kështu që Raheem Sterling vendosi të largohet, për t’iu bashkuar Arsenalit. Sulmuesi 29-vejçar do të jetë nën urdhrat e trajnerit Arteta deri verën e ardhshme, për të parë më pas se cfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij, e nëse arrin të bindë goonersat, atëherë mund të jetë zyrtarisht lojtar i tyre. Po për këtë gjë, duhet të arrihet marrëveshja mes drejtuesve.
Pas largimit të Sterling, Chelsea siguroi një tjetër sulmues, ndoshta edhe me më tepër potencial, siç është Jadon Sancho. Pas huazimit tek Dortmund, tanimë anësori britanik do të jetë pjesë e Chelseas, ndërsa detajet e kontratës nuk bëhen të ditura.
Ivan Toney është lojtari më i ri i Al Ahli në Saudi Pro League për një vlerë prej 30 milionë eurosh. 28-vjeçari largohet pas 4 sezonesh pjesë e Brentford, ndërsa në kampionatin arab do të përfitojë plot 327 mijë paundë në javë, duke u bërë në një ndër lojtarët më të paguar të ligës.
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara