Stërvitja “Defender” vjen sërish në Shqipëri, Kim: Moment historik
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim kanë mbajtur një konferencë për planifikimin e stërvitjes ushtarake “Defender 23”. Peleshi u shpreh se mijëra trupa dhe mjete të NATO-s do të rikthehen në Shqipëri pas suksesit të arritur gjatë operacionit “Defender 21”.
“’Defender 2021’ ishte një histori e jashtëzakonshme sfidash e suksesi, jo vetëm për Forcat e Armatosura, por për gjithë shtetin shqiptar. Përvoja e shkëlqyer dhe angazhimi i vendit tonë do ta rikthejnë atë sërish në Shqipëri. Si një stërvitje që shkon përtej dimensionit ushtarak, kemi nisur që tani përgatitjet për të mirëpritur “Defender 2023” dhe mijëra trupa e mjete të aleatëve tanë nën udhëheqjen e SHBA”, deklaroi ministri i Mbrojtjes.
Ambasadorja Kim e konsideroi “Defender 21” si një moment historik dhe “një piketë në angazhimin e Shqipërisë në sigurinë rajonale dhe përmbushjen e detyrimeve të saj në NATO” ndërsa stërvitja e radhës do të jetë një hap më tej.
“Fjala “historike” përmendet shpesh, por është me të vërtetë fjala e vetme që mund të përdorim për të përshkruar stërvitjen që kemi në plan të ndërmarrim, që kemi ndërmarrë këtë vit. Kjo përfshin një grup stërvitjesh jashtëzakonisht ambicioze. Fakti që kemi mbi 30 vende pjesëmarrëse këtu këtë javë, tregon se qëllimi ynë për të vepruar së bashku në tokë, në det ose në ajër, nuk është vetëm dobiprurës, por është edhe i arritshëm”, deklaroi ajo.
Defender-Europe është një stërvitje e përvitshme ushtarake e drejtuar nga SHBA me pjesëmarrjen e shumë vendeve dhe që ka si qëllim përgatitjen e bashkëpunimit ushtarak mes SHBA, NATO-s dhe partnerëve të tyre.
Gjatë stërvitjes “Defender 21” të organizuar dhe në Shqipëri pati një pjesëmarrje prej 28 mijë trupa nga 26 vende.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania