Stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën, reagon KFOR

20 Mars 2026 | 19:07

KFOR ka reaguar lidhur me stërvitjet serbe pranë kufirit më Kosovën të cilat kryeministri Albin Kurti i ka cilësuar si provokim. KFOR në një reagim ka deklaruar se stërvitja është kryer në territorin e Serbisë dhe se ata ishin informuar nga Forcat e Armatosura Serbe. Më tej, KFOR theksoi se kjo stërvitje nuk rrezikon sigurinë apo stabilitetin rajonal.

“Mund të konfirmojmë se KFOR-i u informua se Forcat e Armatosura Serbe (FAS) do të kryenin një aktivitet të planifikuar trajnimi që përfshinte parashutistë të vendosur nga një helikopter në fshatin Muhovc, Serbi. Ky është një aktivitet rutinë i kryer brenda territorit serb dhe nuk përbën kërcënim për sigurinë ose stabilitetin në rajon”, tha për Gazetën Express një zëdhënës i KFOR.

Ai theksoi se misioni KFOR i udhëhequr nga NATO vazhdon të monitorojë nga afër situatën në kufi dhe në të gjithë Kosovën. Zëdhënësi shtoi se ata janë në komunikim të vazhdueshëm dhe në koordinim me autoritetet lokale të sigurisë dhe Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura Serbe.

“KFOR-i mbetet plotësisht i përkushtuar për zbatimin e mandatit të tij -bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 -për të siguruar një mjedis të sigurt (SASE) dhe liri lëvizjeje për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë, pjesërisht dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, shtoi ai.

Kurti i ka cilësuar këto stërvitje provokim nga Serbia. Sipas tij Serbia që dëshiron të cenojë integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të Kosovës.

“Ky është një provokim i Serbisë, e cila natyrisht dëshiron ta cenojnë integritetin territorial dhe sovranitet shtetëror të Republikës sonë. Bëhet fjalë për njësi të cilat e kanë trajnuar kryekriminelin dhe kryeterroristin Milan Radoiçiç.

Por, në të njëjtën kohë tregon edhe pasigurinë e tyre, sepse në Kosovë nuk ka më struktura ilegale të cilat mund ta cenojnë stabilitetin institucional, integritetin territorial, sovranitetin shtetërore, paqen dhe sigurinë për të gjithë”, tha ndër të tjera ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza këtë të enjte ka konfirmuar se ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për një takim lidhur...
17:18 | 09/07/2026

Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur konsultimet politike pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Kurti u ka dërguar këtë mëngjes ftesa për...
14:40 | 09/07/2026

Albin Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën vonë se Bashkimi Evropian ka miratuar projekte të kërkuara nga Kosova dhe grante në...
09:39 | 09/07/2026