Stoku i mollëve vendase|Shoqata e Biznesit të Vogël kërkesë qeverisë: Gjeni zgjidhje

7 Shkurt 2024 | 11:39

Shoqata e biznesit të vogël e të mesëm të Shqipërisë ka reaguar për mosshitjen e mollëve të fermerëve të juglindjes së vendit.

Për gjetjen e një zgjidhje kjo shoqatë i një kërkon ministrisë së Bujqësise, asaj së financave dhe kryeministrit të vendit gjetjen e një zgjidhje për të ardhur në ndihmë fermerëve për shitjen e afro 15 mijë ton mollëve të pashitura.

Sipas nënkryetarit të kësaj shoqate, Bujar Muço dy janë mundësitë për t’u ardhur në ndihmë fermerëve të shesin prodhimin që ka ngelur i ruajtur në frigorifer, rritja e çmimit të referencës së importit dhe rritjen e kontrollit të analizave të prodhimit që vjen nga vendet e tjera.

Nënkryetari i kësaj shoqate ka bërë me dije se në qoftë se kjo situatë nuk merr zgjidhje, fermerët do të përshkallëzojnë protestat e tyre.

I gjithë ky ngërç në mosshitjen e prodhimit ka ardhur për shkak të grumbullimit me çmim të lartë nga ana e grosistëve ndërkohë që mollët që vijnë nga Serbia, Moldavia dhe Polonia janë me çmim të ulët duke bllokuar prodhimin vendas.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026