Stoltenberg: NATO do të rrisë forcat e gatishmërisë

27 Qershor 2022 | 14:27

NATO do të rrisë masivisht numrin e forcave të saj në gatishmëri të lartë në mbi 300,000 ushtarë.

Kështu bëri të ditur këtë të hënë, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, shkruan Reuters.

“Ne do të transformojmë forcën e reagimit të NATO-s dhe do të rrisim numrin e forcave tona të gatishmërisë së lartë në mbi 300,000,” u tha ai gazetarëve përpara zhvillimit të samitit të NATO-s në Madrid, më 28 deri më 30 qershor.

Forca e reagimit të shpejtë të NATO-s, ka deri më tani rreth 40,000 trupa.

“Unë pres që aleatët të deklarojnë qartë se Rusia përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë, për vlerat tona, për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, theksoi Stoltenberg.

Në samitin e Madridit, NATO pritet të ndryshojë edhe retorikën e saj për Rusinë, pasi në strategjinë e fundit të aleancës nga viti 2010, Moska përshkruhej ende si një partner strategjik.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane

Donald Trump ka bërë deklarata të forta për Axios, duke folur për zhvillimet në Iran dhe marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas tij, gjatë...
20:45 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026