Stoltenberg: NATO e gatshme të ofrojë mbështetje afatgjatë për Ukrainën

31 Maj 2024 | 15:07

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të premten se aleanca ushtarake duhet ta zgjerojë rolin e vet në mbështetjen e Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit të paprovokuar nga Rusia, si dhe t’ia bëjë të qartë Moskës se mbështetja perëndimore për Kievin do të vazhdojë sa të jetë e nevojshme.

“Ne duhet të sigurohemi që Moska ta kuptojë se ne jemi të gatshëm për mbështetje afatgjate për Ukrainën”, tha Stoltenberg për gazetarë, në ditën e dytë të takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Pragë.

Në takimin e NATO-s në kryeqytetin çek, në të cilin po merr pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të diskutohet për një paketë të ndihmës për Ukrainën, e cila do të paraqitet në samitin e NATO-s në Uashington në korrik.

Gjatë takimit të ministrave pritet të bisedohet për një plan të paraqitur nga Stoltenbergu në prill, që ka të bëjë me një kornizë, e cila do ta bartte përgjegjësinë për ndihmë ushtarake dhe civile për Ukrainën nga një grup joformal i udhëhequr nga SHBA-ja, te strukturat formale të aleancës.

NATO-ja nuk e furnizon zyrtarisht Kievin me armë vdekjeprurëse ushtarake. Por vende individuale të NATO-s ka kohë që e furnizojnë atë përmes Grupit të Kontaktit për Ukrainën (UCG), një nismë e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, e cila joformalisht njihet si Grupi Ramshtajn.

“Ne do të bisedojmë si ta ruajmë dhe përshpejtojmë mbështetjen për Ukrainën. Unë kam propozuar që NATO-ja të luajë rol më të madh në bashkërendimin e furnizimit me ndihmë të sigurisë dhe stërvitje për Ukrainën. Kam propozuar gjithashtu edhe një zotim financiar shumëvjeçar, për të garantuar më shumë llogaridhënie dhe parashikueshmëri në mbështetjen që ia ofrojmë Ukrainës”, tha Stoltenberg.

Ministrat me gjasë do të bisedojnë për lejimin e Kievit që t’i përdorur armët me të cilat e furnizon Perëndimi për të kryer sulme brenda Rusisë. Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania u pajtuan që Ukraina t’i përdorë armët e tyre për një gjë të tillë, por me kusht të caktuara.

Kievi ka “të drejtë me ligj ndërkombëtar ta mbrojë veten” kundër sulmeve që i bëhet prej Rusisë, afër kufirit me Ukrainën, tha Steffen Hebestreit, zëdhënësi i kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore

Izraeli ka njohur unanimisht vrasjet masive të armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore si atë që e quajti gjenocid. Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar...
16:55 | 28/06/2026

Sulmet iraniane ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit, Italia thirrje për përmbajtje: Thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani këtë të diele ka reaguar lidhur me sulmet e fundit të Iranit ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit. Ai ka...
16:41 | 28/06/2026

Rrëzohet një helikopter në Arabinë Saudite, humbin jetën 14 persona

Një helikopter është rrëzuar në Arabinë Saudite duke vrarë të 14 personat në bord. Avioni që i përkiste gjigantit saudit të naftës Aramco dhe u rrëzua...
16:21 | 28/06/2026