Stoltenberg shpreson në zhbllokimin e ndihmës amerikane për Ukrainën
Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s takohen në Bruksel më 15 shkurt për të diskutuar për vazhdimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën e shkatërruar nga lufta dhe për rritjen e shpenzimeve ushtarake të aleancës perëndimore prej 31 anëtarësh.
Para takimit, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se shpreson që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, pasi Senati amerikan miratoi pakon prej 95.34 miliardë dollarësh. Nga kjo pako, 61 miliardë dollarë ndihmë ushtarake janë të dedikuara për Ukrainën, por ende është e paqartë nëse ndihma do të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve që kontrollohet nga republikanët.
Forcat ukrainase thanë se po kursejnë municionet e pakësuara, teksa po përballen me intensifikim të sulmeve nga Rusia, e cila po vazhdon të sulmojë me raketa dhe dronë civilët dhe infrastrukturën.
“Ne veçse po shohim ndikimin për faktin që SHBA-ja ende nuk ka arritur të marrë vendim, por pres që SHBA-ja të jetë në gjendje të vendosë, dhe Kongresi e Dhoma e Përfaqësuesve do të pajtohen për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën”, u tha Stoltenberg gazetarëve.
Projektligji i ndihmës kaloi në Senatin amerikan më 13 shkurt, por legjislacioni ende nuk është dërguar në Dhomën e Përfaqësuesve.
Nëse miratohet, do të ndihmonte që menjëherë të rinisnin dërgesat me armë dhe municione për forcat ukrainase, pasi këto dërgesa janë pezulluar që nga dhjetori i vitit 2023.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Dhoma e Përfaqësuesve do të miratojë fondet që të mund të rinisin dërgesat e rregullta.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, që e ka kritikuar paketën e ndihmës edhe para se të miratohej nga Senati për shkak se ai ka dashur që në të të përfshihen edhe masat për të parandaluar fluksin e emigrantëve në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës, ka lënë të kuptohet se që legjislacioni të arrijë në Dhomë do të duhen javë apo muaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- I shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, arrestohet në Turqi, Ibrahim Lici
- Hungaria bllokon miratimin e paketës së sanksioneve kundër Rusisë
Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve