Stoltenberg takon Osmanin: Sulmet në Veri të papranueshme, kemi reaguar me shpejtësi

20 Nëntor 2023 | 16:31

Sekretari i përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg u takua sot me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në kuadër të turit të tij rajonal.

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit, Stoltenberg i cilësoi të papranueshme sulmet e ndodhura në Veri të Kosovës dhe dhunën e përdorur ndaj trupave të KFOR në Leposaviç disa muaj më parë.

Ai u shpreh se NATO u mobilizua menjëherë duke shtuar 1 mijë trupa dhe armatime të rënda më veri të Kosovës.

“NATO ka reaguar me shpejtësi, kemi sjellë 1000 trupa shtesë në Kosovë, kemi sjellë armë më të rënda, do bëjmë çfarë është e nevojshme për të mbajtur mjedisin të sigurt dhe për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Duhet të zgjedhim diplomacinë mbi dhunën; çdo vendosje e trupave të Kosovës duhet të marrë konfirmimin e NATO-s”, tha Stoltenberg.

Shefi i NATO-s u shpreh më tej se aleanca e mbështet dialogun e lehtësuar nga BE mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe të dyja palët duhet të angazhohen në mirëbesim.

“I mirëpres propozimet e fundit për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ky do të ishte një hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe drejt paqes afatgjate dhe të qëndrueshme në rajon”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026