Stoltenberg: Ukraina gradualisht po fiton terren

28 Shtator 2023 | 15:12

Forcat ukrainase “gradualisht po fitojnë terren” në kundërofensivën kundër pushtuesve rusë, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një vizite të paparalajmëruar në Kiev më 28 shtator, disa orë pasi ushtria ukrainase tha se ka zmbrapsur një valë të madhe të sulmeve me dronë nga Rusia në jug të Ukrainës.

“[Trupat ukrainase] po përballen me luftime të ashpra, por ata ngadalë po fitojnë terren”, tha Stolenberg gjatë konferencës së përbashkët për media me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Çdo metër që forcat ukrainase rimarrin është metër që Rusia humb… Moska po lufton për deluzione imperialiste”, tha Stoltenberg.

Shefi i NATO-s po ashtu njoftoi se aleanca ka krijuar kontrata në vlerë prej 2.4 miliardë eurosh për municione të rëndësishme për Kievin, përfshirë edhe 1 miliard euro për furnizime me armë.

Sekretari i Përgjithshëm tha se lidhjet e Ukrainës me aleancën ushtarake perëndimore kurrë nuk kanë qenë më të afërta.

“Ukraina tani është më afër NATO-s se kurrë më parë”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor

Ministrat e mbrojtjes dhe të financave të Izraelit njoftuan plane për tre vendbanime të paligjshme në Gaza dhe më shumë se 400 milionë dollarë fonde...
11:50 | 18/07/2026

“Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland

Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur të drejtën e lirisë së fjalës së ekipit argjentinas të futbollit, pasi ata valëvitën një banderolë në mbështetje të pretendimit...
11:33 | 18/07/2026

Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë

Një sulm me raketa amerikane dëmtoi një impiant shkripëzimi në Iranin jugor në valën e fundit të sulmeve, sipas një zyrtari provincial. Impiantet e desalinizimit...
10:57 | 18/07/2026