Strategjia e re e NATO-s: Parandalim, menaxhim i krizave dhe mbrojtje kolektive

30 Qershor 2022 | 18:38

Uniteti për një qëllim të caktuar është mesazhi që simbolizon konceptin e strategjisë së fundit të NATO-s. Aleanca përshtatet dhe ripërcakton misionin e saj në mënyrë periodike. Herën e fundit, në vitin 2010 në Lisbonë, liderët folën për krijimin e një partneriteti strategjik me Rusinë. Por që atëherë gjërat kanë ndryshuar.

Këtë vit Koncepti i Strategjisë parashtron tre detyra thelbësore për NATO-n, që përballet me një epokë të re konfliktesh të mundshme: Parandalimin dhe mbrojtjen; Parandalimin dhe menaxhimin e krizave dhe sigurinë e përbashkët.

Dokumenti identifikon Rusinë si kërcënimin më të drejtpërdrejtë të aleatëve, duke e kthyer Aleancën në origjinat e Luftës së Ftohtë: një marrëveshje mes vendeve perëndimore.

“Mendoj se mbrojtja kolektive është çështja e parë mes të barabartave. Mbrojtja kolektive është detyra kryesore, në bazë të të cilës duhet të mbrosh dhe parandalosh; duhet të menaxhosh krizat dhe të bashkëpunosh për sigurinë. Ndaj, në një farë mënyre aleatët deklarojnë se kanë tre detyra kryesore të mbledhura në një, qëllimin më madhor që është mbrojtja kolektive e Aleancës”, thotë Fabrice Pothier, nga Instituti Ndërkombëtar për Studimet Strategjike

Konkretisht, kjo do të thotë një angazhim afatgjatë ushtarak dhe financiar për Ukrainën, edhe pse kritikët thonë se NATO mund të bëjë më shumë në furnizimin e Kievit me armë.

Organizata do të jetë gjithashtu më e fortë me aderimin e Suedisë dhe Finlandës. Dhe tejkalimi i kundërshtimit të Turqisë ndaj anëtarësisë së tyre u tregon kundërshtarëve shpirtin e rigjetur të bashkëpunimit.

Një tjetër zhvillim kyç është përmendja për herë të parë e “sfidave sistematike që vijnë nga Kina”. NATO po e bën të qartë se është e shqetësuar nga rritja e influencës së Pekinit në botë dhe nga marrëdhëniet e tij me Moskën. Kjo deklaratë i lejon Aleancës të përgatisë një përgjigje në të ardhmen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane

Donald Trump ka bërë deklarata të forta për Axios, duke folur për zhvillimet në Iran dhe marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas tij, gjatë...
20:45 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026