Strategjia evropiane e mbrojtjes, KE: Të prodhohet më shumë, më mirë dhe së bashku
Të prodhohet më shumë, më mirë dhe së bashku. Ky është synimi i strategjisë për industrinë e mbrojtjes, e propozuar nga Komisioni Evropian.
Qëllimi është sigurimi i një vizioni politik afatgjatë për zhvillimin e kapaciteteve industriale në sektorin ushtarak sa më parë të jetë e mundur dhe që të lëvizet nga një gjendje ‘reagimi ndaj emergjencave’, në një gjendje ‘gati për konflikt’. KE sugjeron blerjen e pajisjeve ushtarake të përbashkëta mes shteteve anëtare, për të ulur kostot dhe harmonizuar armatimet.
“Ne propozojmë ta arrijmë këtë qëllim brenda 2030-s për të prokuruar 40 për qind të pajisjeve në mënyrë të koordinuar dhe 50% në nivel evropian”, thotë Margrethe Vestager, zv.presidente e Komisionit Evropian
Komisioni po propozon gjithashtu një program për industrinë e mbrojtjes, me një fond prej 1.5 miliardë eurosh në dy vjet. Qëllimi është lehtësimi i aksesit tek financat për kompanitë e vogla dhe të mesme të përfshira në prodhimin e armatimeve. Gjithashtu, programi ofron një model për ndërmarrjen e projekteve të përbashkëta, për t’iu përgjigjur krizave të ardhshme. Por për analistët projekti është shumë ambicioz.
“Qartazi, pyetja që shtrohet është: a hyjmë në një ekonomi lufte me këtë program? Jo, nuk kemi arritur akoma aty, por është një hap që duhet bërë, për të bërë që shtetet anëtare të kuptojnë që një qasje evropiane ndaj këtij sektori është e nevojshme, në mos e domosdoshme”, shprehet Alain De Neve, Shkolla Ushtarake Mbretërore, Belgjikë.
Ky hap i parë duket se është financiarisht më pak ambicioz se projektet e sugjeruara në muajt e fundit. Për të pasur burime shtesë, Komisioni nuk e përjashton mundësinë e përdorimit të të ardhurave nga asetet e sekuestruara ruse, për të financuar zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes. Por kjo do të kërkonte konsensusin unanim të 27 vendeve anëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nuk morën pagesën, avokatët e Thaçit kërkojnë të tërhiqen nga mbrojtja
- Shefi i inteligjencës mbrojtëse të Ukrainës: Ja shkaku që dyshohet pse vdiq Navalny
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane
- 08:10 Tymi i zjarreve mbulon Toronton, alarm për cilësinë e ajrit (VIDEO)
- 08:10 Irani: Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa SHBA të pranojë kushtet!
- 08:06 Irani sulmon radarët dhe sistemet mbrojtëse ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein
- 08:02 Zelenskyy shkarkon Ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov konfirmon largimin