Stresit të punës i shtohet dhe stresi për të ardhurat, tregon zjarrfikësi

4 Maj 2022 | 08:44

Luan Kapaj, zjarrfikës në Vlorë tregoi se mungesa e mjeteve të shpëtimit dhe veshjeve speciale mbrojtëse ndikon te puna dhe produktiviteti i punonjësve.

Ai u shpreh për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se mjetet që përdorin janë të pacertifikuara.

“Një personel që fillon rishtas e ka pagën minimale 36 mijë lekë të reja,” – tha Kapaj, i cili sqaroi se nuk marrin asnjë pagesë ekstra për orët shtesë, orët e natës apo ditët e festave.

Në këtë pikë një zjarrfikës mbart jo vetëm stresin e përditshëm të punës, por dhe stresin se sa të ardhura do të çojë në familje në fund të muajit, gjë që ndikon drejtpërdrejtë dhe te shërbimi që japin.

Donacionet e fundit modeste janë bërë shumë vite më parë, tregoi zjarrfikësi i cili tha se kanë kohë që nuk disponojnë mjetet e duhura dhe mbrojtja personale e zjarrfikësit lë për të dëshiruar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026