Stroll rinovon te Aston Martin, Gasly te Alpine
Aston Martin njoftoi se Lance Stroll do të vazhdojë të garojë për skuadrën edhe në epokën e re të F1 që starton në vitin 2026.
Në një zhvillim të fundit të merkatos fluide të pilotëve që fillimisht zyrtarizoi rinovimin e Alpine me Pierre Gasly, rinovimi i Stroll me skuadrën nga Silverstone erdhi i paralajmëruar nga piloti në përfundim të ”Spanish Grand Prix”.
Stroll debutoi në F1 me Williams në vitin 2017 dhe qëndroi për dy vite në Grove përpara transferimit te Racing Point që në vitin 2021 u shndërrua në Aston Martin dhe drejtohet nga babai i tij, Lawrence Stroll. Kjo do të thotë që Aston Martin do të ruajë të njëjtët pilotë për të 3-in sezon.

Pak orë më Alpine ra dakord për një rinovim disavjeçar me Pierre Gasly që e mban francezin në Enstone përtej vitit 2025. Gasly u bashkua me skuadrën franceze në startin e vitit 2023 dhe ka grumbulluar 67 pike në 18 muajt e fundit përfshi vendet e 3’të në “Belgian GP Sprint” dhe “Dutch Grand Prix” sezonin e kaluar.

Alpine nxitoi të vendoste Gasly nën kontratë, pas njoftimit të disa javëve më parë për mbylljen e bashkëpunimit me Esteban Ocon në fund të këtij sezoni. Francezët ndërkohë po provojnë të bindin Carlos Sainz për ta vendosur përkrah Gasly por deri tani spanjolli është i pavendosur për të ardhmen e tij. Në mungesë të tij, francezët po shqyrtojnë kandidaturat e talenteve Jack Doohan dhe Victor Martins përballë eksperiencës së fituesit të 10 garave në F1, Valtteri Bottas.
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve