Studentët i bashkohen protestës në Beograd, kërkohen zgjedhje të parakohshme
Presioni i brendshëm dhe i jashtëm mund të detyrojë qeverinë të bëjë lëshime ndaj opozitës, e cila kërkon anulimin dhe përsëritjen e zgjedhjeve
Studentët i janë bashkuar koalicionit “Studentët kundër dhunës” dhe kanë kërcënuar se do të bllokojnë Beogradin nga e hëna nëse kërkesat e tyre për përsëritje te zgjedhjeve nuk plotësohen.
Studentët i dhanë afat Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale deri të hënën në orën 12:00 për të parë listën zgjedhore, për të parë se kush e ka vendbanimin, kush mund të votojë në Serbi, në Beograd, dhe ta përditësojë atë listë dhe kështu të sigurojë që, nëse do të përsëriten zgjedhjet, do të jenë të pastra”.
“Të hënën do të fillojmë bllokadat graduale, radikalizimin gradual. Ne do të bllokojmë pikat më të rëndësishme në Beograd.
Sipas njoftimeve, nëse kërkesa nuk plotësohet, do të ketë dhe bllokim të fakulteteve.
Profesori Dushan Spasojeviç tha për Danas se qëllimi i bllokadës është të rrisë presionin ndaj autoriteteve dhe të zhvendosë protestën nga një vend në të gjithë shoqërinë.
“Reagimi i Vuçiçit do të varet nga presioni nga jashtë dhe nga brenda, por në rast të anulimit të zgjedhjeve, pasoja sigurisht që do të ishte dhënia e pasqyrës dhe rishikimi i listës zgjedhore për përfaqësuesit e opozitës apo disa grupeve punuese neutrale që do të formoheshin”, – thotë ai.
Studentët bëjnë të ditur se çdo ditë deri të hënën do të jenë para komisionit zgjedhore në Beograd, ku të hënën nisën protestat e listës opozitare “Serbia kundër dhunës” për shkak të vjedhjes së zgjedhjeve.
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit