Studentët në Gjeorgji u bashkohen protestave para votimit final të pr.ligjit “rus”

14 Maj 2024 | 11:03

Pavarësisht protestave masive, që janë mbajtur për javë të tëra, Parlamenti i Gjeorgjisë më 14 maj pritet t’i japë miratimin final projektligjit kundërthënës për “agjentët e huaj”, që shumë e shohin si kërcënim të rrugës së shtetit drejt integrimeve euroatlantike dhe kopje të legjislacionit shtypës që aplikohet në Rusi.

Studentët gjeorgjianë, shumica e të cilëve lanë orët mësimore, u janë bashkuar protestave më 13 maj dhe pritet që më 14 maj të dalin në numër të madh, pasi protestuesit – që kanë protestuar për javë të tëra në Tbilisi, pavarësisht shtypjes nga autoritetet – u kanë bërë thirrje që t’iu bashkohen protestave.

“I bëj thirrje të gjithëve që në orën 10:00 të dalin nga universitetet dhe të shpërndahen përreth perimetrit të Parlamentit”, tha një protestues që iu adresua studentëve të mbledhur në qendër të Tbilisit. Ai u bëri thirrje studentëve “që të mblidhemi dhe ligjvënësit të na dëgjojnë zërin. Ndoshta ata do të mësojnë diçka nga ne dhe nuk do ta kalojnë projektligjin në lexim të tretë”.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë raportojnë se studentët po planifikojnë të krijojnë të ashtuquajturit korridore të turpit për ligjvënësit nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, në mënyrë që ata të kalojnë përmes këtyre korridoreve njerëzore gjatë hyrjes në Parlament, ku pritet të votohet legjislacioni.

Seanca plenare është thirrur në mesditë, sipas kohës lokale, dhe votimi ka të ngjarë që të mbahet në orën 15:00.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve...
12:50 | 15/07/2026