Studentët nga Presheva në Shqipëri, nis nga Gjirokastra marrëveshja për bashkëpunim
Të rinjtë e Preshevës do të kenë mundësi që të ndjekin studimet universitare në Shqipëri.
Pikërisht për të folur mbi këtë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka pritur në një takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Nevzad Lutfiun dhe rektorin e universitetit “Eqrem Çabej” Gjirokastër, Bektash Mema.
”Duke filluar nga viti akademik 2024-2025, 30 studentë, vajza dhe djem nga Lugina e Preshevës do të kenë çdo vit mundësinë të kryejnë studimet universitare në Shqipëri, duke përfituar bursa studimi dhe akomodimin falas përgjatë gjithë periudhës së studimit. Jo vetëm kaq, por duke ndjekur modelin që ka propozuar Bashkia e Gjirokastrës dhe Universiteti i Gjirokastrës, e cila e ka nisur projektin që në tetor të vitit të kaluar, studentëve mund t’ju ofrohen edhe mundësi punësimi në Shqipëri gjatë muajve të verës”, tha Igli Hasani, ministër i Jashtëm.
Rektori i universitetit ‘Eqerem Çabej’ vuri në dukje se tashmë disa studentë nga Presheva janë tashmë pjesë e këtij universiteti, por kaq nuk mjafton.
Qeveria shqiptare është duke shqyrtuar mbi mënyrat sesi mund të ofrohet mbështetje për specializime në fushën e mjekësisë dhe të zhvillimit të praktikave mjekësore pranë spitaleve shtetërore apo private në vendin tonë, por edhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe medias.
LEXONI GJITHASHTU:
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:13 Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
- 22:11 Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
- 22:08 Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur