Studentët sërish në protestë, Rama: Tarifat e paguara për konviktet do të kthehen

3 Nëntor 2020 | 16:09

Vendimi për zhvillimin e mësimit vetëm online, pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik i ka shqetësuar studentët, të cilët për të dytën ditë radhazi po protestojnë.

“Ne të rretheve kemi paguar qiratë, tarifat dhe nuk na është thënë asgjë përpara, është e padrejtë duke marrë parasysh që kemi shumë vështirësi ekonomike”, shprehet një studente.

“Kishim bërë të gjitha përgatitjet, kishim bërë shumë shpenzime edhe ishte shumë i papritur edhe i padëshirueshëm si vendim”, tha një tjetër.

Studentët thonë se mësimi për ta ende nuk ka nisur pasi janë të paqartë sesi do zhvillohen leksionet online.

“Jemi në vitin e parë dhe nuk e  kemi fare idenë sesi do veprohet. Nuk e kam kuptuar akoma sesi ta përdor platformën dhe si do e organizojmë mësimin aty, pastaj ne që jemi me qira këtu nuk është se kemi internet në shtëpi”, deklaroi një protestuese.

“Duam që të paktën seminaret të bëhen në auditore. Nuk na ka ardhur asnjë e-mail, vazhdojnë të mos dërgojnë asgjë dhe në vijojmë të protestojmë”, tha  një tjetër studente.

Në përkrahje të protestës ishin edhe pedagogë, të cilët thanë se një pjesë e konsiderueshme e studentëve që vijnë nga rrethet po hasin vështirësi.

“Ka katër ditë që studentët më shkruajnë gjatë gjithë kohës, sepse janë të paqartë, janë konfuzë, mos harrojmë se ne jetojmë në Tiranë dhe të jetosh në Tiranë është një realitet komplet tjetër me të jetuarit në Kukës, Tropojë, ku nuk bëhet fjalë për internet po nuk ka valë”, tha Haris Vongli, pedagoge në fakultetin ekonomik.

Sërish forcat policore bënë thirrje për largimin e studentëve nga rruga, por pa rezultat.

Protestës së studentëve iu është përgjigjur Kryeministri Rama, duke thënë se vendimi për mësim online erdhi vetëm për shkak të shifrave të rritje të të infektuarve, teksa dha edhe zgjidhjen për pagesat e konvikteve.

“Natyrisht që tarifat e paguara për konviktet do të mbahen për muajt e tjerë nëse do vijnë në konvikt ose do iu kthehen një për një”, tha Rama.

Në përfundim të protestës, studentët pjesëmarrës i dorëzuan Ministrisë së Arsimit një shkresë, ku i kërkuan kthimin në auditor për seminare dhe praktika mësimore si dhe përgjysmimin e tarifave për studentët e masterit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026