English

Studenti i mjekësisë-juristit: Shkollohemi me shpenzimet e prindërve, jo me…

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Studenti i mjekësisë Rei Haluli tha në emisionin “Review” në Euronews Albania se nuk mund të vendoset paralelizëm mes studentëve të mjekësisë dhe atyre të magjistraturës.

- Advertisement -

Duke iu kundërpërgjigjur të ftuarit Jordan Daci, ai tha se një paralelizëm i tillë nuk është i drejtë pasi studentët e mjekësisë e paguajnë shkollimin e tyre nga lekët e tyre dhe të prindërve të tyre, ndërsa magjistratët, marrin pagë në momentin e shkollimit.

“Vendimi paraprak thoshte se vendimi paraprak, të drejtat për arsim dhe punësim janë cenuar. Megjithatë ne do presim vendimin e arsyetuar që të shikojmë çdo pikë për ta sqaruar edhe më tej. Sidoqoftë vetëm për një paralelizëm që bëri avokati zoti Daci nuk isha dakord.

Ai përmendi studentët e magjistraturës, ndërkohë që ata marrin pagesë gjatë kohës kur bëjnë shkollimin, ndërsa ne shkollohemi me shpenzimet tona dhe më te prindërve tanë. Ne nuk mund të paralizojmë dy gjëra të ndryshme, në momentin që do të merrja një rrogë do kisha diçka për të kthyer. Por në momentin kur shpenzimet janë në kurrizin tim e të prindërve të mi, nuk mund të bëjmë paralelizma”,tha studenti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?