Studimi: 33 % e amerikanëve të ndikuar nga nivele të rrezikshme të zhurmës

27 Gusht 2023 | 20:15

Studimet tregojnë se ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj niveleve të larta të zhurmës mund të jetë një faktor rreziku për sëmundje kardiovaskulare. Nju Jorku, qyteti më i madh në Shtetet e Bashkuara për nga popullsia, ka nivelin më të lartë të zhurmës në vend.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Nju Jork, Aaron Ranen, shmangia e zhurmës në këtë qytet mund të jetë një sfidë e përditshme për banorët e tij.

Ricky Nguyen banon në zemër të lagjes Chinatown në Nju Jork, ku zhurma e krijuar nga ndërtimet e vazhdueshme po ndikon në mënyrë drastike jetën e tij të përditshme.

“U detyrova të blija një matës zhurme“, thotë ai.

Zhurma është rritur në atë masë sa Nguyen tani mat zhurmën që prek jo vetëm atë, por edhe komunitetin e aziatikëve të moshuar që jetojnë në lagjen e tij.

Studimi i fundit që përfshin 130 mijë njerëz që përdorën aplikacionin e detektorit të zhurmës në orët e tyre inteligjente të kompanisë Apple, ka zbuluar rezultate shqetësuese, të ngjashme me ato që u publikuan nga eksperti kryesor i studimit.

Studimi i zotit Osborne zbuloi se njerëzit që jetojnë në zona me nivele të larta të zhurmës së transportit, si afër aeroporteve, përballen me një rrezik të shtuar nga rastet e rënda kardiake.

“Në thelb, ne zbuluam se ekziston një rrugë që lidh zhurmën me sëmundjet kardiovaskulare, që kalon përmes trurit dhe përfshin pezmatim të arterieve me pasoja të rënda për shëndetin. Ka shumë të ngjarë që ky është një faktor rreziku i panjohur për sëmundjet kardiovaskulare“, thotë ai.

Në përgjigje të shqetësimeve të tilla shëndetësore, informacioni rreth rreziqeve të ndotjes akustike është përhapur përmes faqeve të internetit, organizatave dhe aplikacioneve që ndihmojnë njerëzit të mbledhin të dhëna dhe të angazhohen në përpjekjet për pakësimin e zhurmës në lagjet e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026

Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)

Një video e kamerës së sigurisë ka kapur momentin kur një dron rus përplaset në çatinë e një pishine të mbyllur në Zaporizhia të enjten pasdite, ndërsa disa persona po notonin....
22:17 | 02/07/2026

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Një sulm i madh rus gjatë natës së 2 korrikut ka goditur Kievin dhe zonat përreth, duke shkatërruar plotësisht një depo humanitare të Kryqit të...
22:09 | 02/07/2026