Studimi: Drakula i vërtetë mund të ketë qenë vegan, ushqehej në bazë bimore

6 Shtator 2023 | 19:25

Asgjë nuk të kujton një vampir gjakatar më shumë se emri Drakula. Pavarësisht kësaj, njeriu që frymëzoi kontin më të pangopur në botë, sipas ekspertëve, mund të ketë qenë vegan.

Besohet se personazhi imagjinar i Bram Stoker u frymëzua nga një guvernator rumun i shekullit të 15-të i quajtur Vlad the Impaler.

Princi mesjetar varte dhe vriste në shtyllat e drurit armiqtë dhe ishte tri herë sundimtari i Vllahisë midis viteve 1448 dhe deri në vdekjen e tij rreth vitit 1477.

Ai ishte dhe frymëzimi për vampirin e famshëm të autorit irlandez Bram Stoker në romanin e tij të vitit 1897 “Drakula”.

Tani, 500 vjet më vonë, analiza shkencore e disa prej letrave të tij të shkruara me dorë sugjeron se Vlad mund të ketë ngrënë vetëm ushqime me bazë bimore.

Ekipi nxori gjak, djersë, gjurmë gishtash dhe pështymë nga një letër në maj të këtij viti, saktësisht 125 vjet që kur u botua Drakula e Stokerit. Nga këto të dhëna dallohet mungesa e proteinave ushqimore shtazore.

Letra është e datës 4 gusht 1475 dhe u shkrua banorëve të Sibiut nga një burrë që e përshkruan veten në tekst si “princi i rajoneve transalpine”.

Ai njoftoi banorët e qytetit se së shpejti do të jetonte në fshatin e tyre.

Në fund, ai nënshkroi emrin e tij: Vlad Dracula.

“Proteinat e ushqimit gjenden vetëm në ushqimet bimore”, tha bashkëautori Gleb Zilberstein për The Times.

“Vampiri mund të ketë qenë një vegan”, shtoi ai.

Zilberstein sqaroi se vendimi për të qenë me bazë bimore mund të ketë qenë një vendim nevoje më shumë, sesa dëshirë.

“Në shekullin e 15-të, Evropa kishte një klimë shumë të ftohtë dhe kishte shumë pak ushqim,” tha ai.

“Sipas bioarkeologëve, aristokratët në të gjithë Evropën kishin një dietë shumë të varfër dhe mishi shpesh nuk konsumohej,” u shpreh Zilberstein.

Ekipi zbuloi gjithashtu se letrat përmbanin të dhëna që sugjerojnë se sundimtari i frikshëm vuante nga hemolacria , një gjendje që i bën të sëmurët të qajnë me lot gjaku.

Profesori Vincenzo Cunsolo, i cili drejtoi studimin, tha: “Ai ndoshta vuajti, të paktën në vitet e fundit të jetës së tij, nga një gjendje patologjike e quajtur hemolacria, domethënë mund të derdhte lot të përzier me gjak”.

Gjetjet u publikuan në revistën Analytical Chemistry.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit

Ushtria amerikane tha se ka nisur një raund të ri sulmesh gjatë ditës ndaj Iranit duke filluar në orën 6 të mëngjesit sipas orës së...
13:08 | 15/07/2026

Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve

Byroja Federale e Hetimeve, FBI po ofron një shpërblim deri në 15,000 dollarë për informacione që do të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e personit ose...
12:40 | 15/07/2026

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026