Studimi: Ecjet e gjata përmirësojnë shëndetin e zemrës
Një ecje e gjatë në ditë është më mirë se disa ecje të shkurtra kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës.
Në këtë përfundim ka dalë një studim i ri i cili përfshiu gati 34,000 persona në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët bënin më pak se 8,000 hapa në ditë.
Studiuesit i ndanë pjesmarrësit në katër grupe bazuar në kohëzgjatjen e ecjeve të tyre dhe vunë re se rreziku për sëmundje të zemrës ishte rreth 13 % tek ata që ecnin më pak se 5 minuta, 11 % për ata që ecnin nga 5 deri në 10 minuta, 7.7 % për ata që ecnin nga 10 deri në 15 minuta, dhe 4.4 % për ata që zakonisht ecnin mbi 15 minuta. (TABELE)
Kjo do të thotë se njerëzit që bënin shumicën e hapave në ecje 15-minutëshe ose më të gjata kishin afërsisht 1/3 e rrezikut për sëmundje të zemrës krahasuar me ata që ecnin periudha më të shkurtra.
Këto gjetje vijnë në një kohë kur po analizohet gjithnjë e më shumë se si numri i hapave ndikon në shëndetin tonë.
Sipas ekspertëve ecja e shpejtë mund të rrisë rrahjet e zemrës, të përmirësojë qarkullimin e gjakut, të ulë tensionin arterial dhe të ndihmojë në humbjen e peshës.
Ndërsa ideja e “10,000 hapave në ditë” është kthyer në një lloj slogani mirëqenieje, një studim i I realizuar me herët zbuloi se përfitimet për shëndetin fillojnë të shfaqen që me rreth 7,000 hapa në ditë.
Megjithatë, studiuesit thanë se këto gjetje mund të ndihmojnë në përcaktimin e udhëzimeve të aktivitetit fizik, sidomos për njerëzit që nuk janë shumë aktivë, për t’i ndihmuar ata të “përfshijnë sesione më të gjata dhe më të qëllimshme ecjeje në rutinën e tyre të përditshme për të optimizuar përfitimet shëndetësore”.
Studimi për shëndetin e zemrës
Kohëzgjatja e ecjes Rreziku për sëmundje
Nën 5 minuta 13%
5-10 minuta 11%
10-15 minuta 7.7%
Mbi 15 minuta 4.4%
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit